Sporti

Tifozët e PSG’së pritet që të protestojnë ndaj Messit në ndeshjen ndaj Rennes

03/16/2023 18:31
nga:Mergim Rreci

Ultrasit e Paris Saint-Germain (Collectif Ultra Paris) po përgatisin një protestë kundër Lionel Messit në ndeshjen kundër Rennes.

Informacioni bëhet i ditur nga Mundo Deportivo, e cila raporton dëshmi nga elementë të ndryshëm të tifo-skuadrës së Parisit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Le të fishkëllojmë Messin të dielën e ardhshme. Ai ka një rrogë shumë të lartë për atë që bën në fushë”, ka theksuar një tifoz.

Sipas të njëjtit burim, ky skaj i tifozëve të klubit nga kryeqyteti francez fajëson kryesisht argjentinasin për eliminimin në Champions League. Përveç kësaj, edhe fakti që sulmuesi, të cilit i përfundon kontrata në fund të sezonit, nuk e ka rinovuar ende, bën që Ultras e PSG-së të kritikojnë ish-lojtarin e Barcelonës.

Messi, 35 vjeç, po kryen sezonin e tij të dytë në Paris Saint-Germain. Këtë sezon ai ka shënuar 18 gola dhe 17 asistime në 31 ndeshje.

/GazetaBlic Sport/