Dele Alli nuk po arrin të gjej formën e tij të mirë.
Ish ylli i Spurs, Alli tashmë është lojtar i Besiktasit pas aventurës jo të mirë në Everton, shkruan GazetaBlic Sport.
Edhe në Besiktas, Alli po kalon kohë të vështirë dhe së fundmi është përjashtuar nga ekipi nga trajneri, Senol Gunes.
Ky i fundit tha se ka biseduar edhe me drejtuesit e klubit dhe Dele Alli do ta kalojë pjesën e mbetur të sezonit në tribunë, teksa edhe stërvitjen do ta kryejë me skuadrën e të rinjve.
/GazetaBlic Sport/


