Sokol Cikalleshi konfirmohet në formë para ndeshjes me Poloninë. Sulmuesi kuqezi ka gjetur sërish rrjetën në Arabinë Saudite, teksa këtë herë viktima e tij ka qenë Al Taee.
Në minutën e 13’, Cikalleshi i bëri presion mbrojtësit kundërshtar, duke e detyruar të gabojë dhe më pas, i vetëm me portierin, dërgoi topin në cepin e portës.
Më pas Al Khaleej dyfishoi shifrat, por nuk ia doli të marrë tre pikët, pasi pësoi dy gola në 10 minutat e fudit, duke u pajtuar me barazimin 2-2. Ky ishte goli i 6 sezonal për Cikalleshin në Arabinë Saudite, ku po luan rregullisht dhe po bën mirë, teksa sulmuesi pritet të jetë pjesë e Kombëtares Shqiptare për ndeshjen ndaj Polonisë, më 27 mars.