Boksieri shqiptar që jeton në Vienë, Bernardin Jakaj, do të përballet me boksierin serb, Marko Nikolic, më 24 mars.
Jakaj do të ballafaqohet me Nikolic në Vienë të Austrisë, teksa ka bërë bujë ky meç për shkak të provokimeve të boksierit serb, i cili njihet si një nacionalist i madh, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, boksieri shqiptar, Bernandin Jakaj ka potencuar se është maksimalisht i përgatitur për këtë meç të madh dhe se nuk po merret fare me serbin, Nikolic.
“Jam i përgatitur maksimalisht si asnjëherë më parë. Për mua nuk ka lidhje çfarë nacionaliteti ka kundërshtari, unë hy në ring për me fitu si gjithë, pa marrë parasysh se çka është”, tha Bernardin Jakaj për ‘GazetaBlic Sport’.
Në fund, Jakaj i premtoi shqiptarëve një fitore të madhe në këtë ballafaqim.
“Ju premtoj gjithë shqiptarëve që më përkrahin një fitore të madhe”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


