Sporti

Tha se i kanë kërkuar para për të luajtur me Shqipërinë, FSHF padit për shpifje Shefki Kuqin

03/16/2023 13:59
nga:L J

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë hapat ligjor duke paditur për shpifje ish-futbollistin Shefki Kuqi, i cili në një deklaratë publike në televizionin ATV ka deklaruar se në fundvitet 90’ i janë kërkuar para për tu pajisur me pashaportë shqiptare dhe përfaqësuar Kombëtaren shqiptare.

Padia e FSHF ndaj Shefki Kuqi është pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe është regjistruar me numër C.nr. 119/22.

Një gjë e tillë është raportuar sot në mediumet e Shqipërisë, teksa mbetet të shihet se çka do të ndodhë në vijim.