Sporti

Gjesti i Realit pas eliminimit të Liverpoolit do të mbahet mend përgjithmonë

03/16/2023 08:05
nga:L J

Real Madrid ishte më i mirë se Liverpooli në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve dhe fitoi një vend në mesin e tetë skuadrave të fundit në kompeticion. Pas 5:2 në Anfield në ndeshjen e parë, Real fitoi 1:0 në ndeshjen e dytë në Madrid me golin e shënuar nga Karim Benzema në minutën e 78-të.

Mediat angleze janë të kënaqura me atë që ndodhi pas ndeshjes. Në vend të himnit të Realit, në stadium u luajt ai i Liverpool-it dhe skenat pas takimit shfaqën tifozët e ekipeve vendase dhe mysafire duke kënduar “You’ll Never Walk Alone”, përcjell GazetaBlic Sport.

Duke luajtur himnin e Liverpoolit, Real ia ktheu gjestin e klubit anglez që nga ndeshja e parë, kur Amanci Amaro u nderua në Anfield. Presidenti i nderit i Real Madrid ka ndërruar jetë ditën e ndeshjes në Liverpool. Reali u përgjigj me një gjest për të cilin trajneri i Liverpool, Jürgen Klopp komentoi: “YNWA në Bernabeu? Është një gjest shumë i bukur. Reali është një klub i madh.”

Marca e përshkruan atë moment si diçka që Liverpooli e meritonte me lëvizjen e tyre dhe thekson se gjesti i Realit do të mbahet mend përgjithmonë.

/GazetaBlic Sport