Sporti

Real Madrid dhe Napoli kalojnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

03/15/2023 22:55
nga:Mergim Rreci

Real Madrid dhe Napoli janë dy skuadrat e tjera që kanë siguruar kalimin tutje në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Madrilenët kanë triumfuar edhe në ndeshjen e dytë ndaj Liverpool, me rezultatin përfundimtar që ishte 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

‘Los Blancos’ kaluan tutje pasi që poashtu në ndeshjen e parë triumfuan 2 me 5 në ‘Anfield’. Karim Benzema shënoi sonte golin e vetëm në “Santiago Bernabeu”.

Në anën tjetër, Napoli triumfoi poashtu me rezultat 3 me 0 ndaj Eintracht Frankfurt, duke dhuruar spektakël edhe në ndeshjen e dytë.

Amir Rrahmani ishte fantastik me paraqitjen e tij, duke qenë edhe njëherë një siguri e madhe në mbrojtjen e skuadrës italiane.

Rezultati i përgjithshëm pas dy përballjeve ishte 5 me 0, kurse golat sonte i realizuan Osimhen x2 dhe Zielinski një tjetër.

/GazetaBlic Sport/