Showtime

Trekëndëshi mes tij, Deas dhe Nitës, flet Shpati! Tregon për njohjen me këngëtaren vite më parë

03/15/2023 21:04
nga:G B

Në “Big Brother VIP” u duke se u formua një trekëndësh mes Shpatit, Deas dhe Nitës.

Në fakt Shpati hyri si një “surprizë” për Dean dhe Nitën të cilat kishin kërkuar dy djem me muskuj, të pashëm etj., që të kujdeseshin për to. Shpati u duk se u afrua më shumë me Dean, por më pas treguan se ai dhe Nita njiheshin jashtë.

Nita tregoi se ata kanë qenë miq për shumë vite. Dhe në një moment vendosën të dalin për tu njohur në kontekst romantik. Por, gjërat mes tyre nuk kishin funksionuar edhe pse treguan se kishte ndodhur edhe një puthje. Kjo ka ndodhur 4 vite më parë.

Në një intervistë në “Top Albania Radio” Shpati ka treguat sot se si është njohur me Nitën.

“Unë me Nitën jemi njohur në Kosovë, në Prishtinë. Kemi dalur shumë shpesh. Kemi dalur tamam si shokë. Jemi puthur. Nuk kemi qenë të dashur, por kur ndodh ajo puthja e sheh që nuk ka asgjë, nuk kishte atë ndjesinë nga ana e të dy palëve dhe kur nuk e ndjen, nuk e ndjen.”

Ndërsa lidhur me Dean ai tha:
“Më pëlqen si njeri Dea, po të kishte diçka më shumë do e thoja. Me Nitën m’u rikthyen ato vite para, energjia. Edhe nëse kisha patur diçka me Dean nuk e kisha pritur atë reagim nga Nita. Besoj do flasim bashkë jashtë. Ideja ‘e puthjes’ me Dean ishte e Jorit.”