Lajme

Kurti takon eurodeputetët e grupit parlamentar “Renew Europe”, flasin për dialogun

03/15/2023 20:18
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar eurodeputetin dhe kryesuesin e grupit parlamentar “Renew Europe”, Stephane Sejournee, bashkë me eurodeputetët e tjerë, Ilhan Kyuchyuk, Dragos Tudorache e Klemen Groselj.

Gjatë takimt, Kurti bashkë me eurodeputetët folën për procesin e dialogut me Serbinë, propozimin Evropian dhe për takimin e 18 marsit që do të mabhet në Ohër.

“Kryeministri Kurti i falënderoi eurodeputetët dhe grupin e tyre parlamentar për pozicionimin dhe qëndrimin e tyre pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën, proces i cili presim që së shpejti të finalizohet suksesshëm. Palët diskutuan dhe mbi rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian të Republikës së Kosovës dhe aplikimeve për anëtarësim në BE dhe Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Tutje, kreu i qeverisë i informoi eurodeputetët për reformat që sipas tij janë arritur në dy vitet e fundit, teksa shtoi se Kosova ka shënuar përmirësime në indikatorët ekonomikë e demokratikë.