Sergio Ramos është në fund të kontratës së tij dhe Paris Saint-Germain do të shqyrtojë rinovimin me spanjollin.
Presidenti i klubit është i kënaqur me paraqitjen e qendërmbrojtësit në Ligën e Kampionëve dhe po mendon t’i ofrojë atij edhe një vit kontratë, sipas shtypit francez, përcjell GazetaBlic Sport.
Në eliminimin e Champions League kundër Bayern Munich, Sergio Ramos ishte lojtari më i mirë i ekipit të tij. Mbrojtësi, i cili pas dy javësh mbush 37 vjeç, fitoi besimin e drejtuesve të klubit francez dhe rinovimi mori edhe më shumë vrull për shkak të dëmtimit të rëndë të Kimpembe, i cili do të rikthehet vetëm në vjeshtë.
Sergio Ramos gjithashtu e di se ai nuk do të jetë në gjendje të mbajë pagën e tij prej 10 milionë euro bruto në sezon dhe do të jetë në dispozicion për të ulur shumën.
/GazetaBlic Sport/


