Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, ka bërë këtë të mërkurë konferencën paraprake për shtyp për takimin me Sportingun, të planifikuar për të enjten, duke llogaritur për ndeshjen e kthimit të 1/16-tës së Ligës së Evropës. Në ndeshjen e parë pati një barazim (2-2).
“Ne duam të fitojmë, ashtu siç donim në ndeshjen e parë, por do të duhet të bëjmë më mirë se në Lisbonë për të mundur Sportingun”, ka thënë ai, përcjell GazetaBlic Sport.
Trajneri spanjoll, i cili tha se topçinjtë do të duhet të “tregojnë cilësitë” që përdorën në fitoren ndaj Fulhamit, vlerësoi poashtu atmosferën tek grupi.
“Lojtarët shkojnë shumë mirë dhe njeriu ndjen se ka një përzierje midis dëshirës për të fituar dhe konkurruar dhe për të pasur kënaqësi, prandaj atmosfera është e mirë”, theksoi ai.
/GazetaBlic Sport/


