Sporti

Agim Ademi reagon pas vendimit të Gjykatës: Në fund triumfoi e drejta!

03/15/2023 17:13
nga:Mergim Rreci

Gjykata Themelore në Prishtinë, në rigjykim, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Agim Ademit, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Muharrem Rama, lidhur me akuzën për detyrim në bashkëkryerje.

Në lidhje me këtë gjë ka reaguar Ademi, duke thënë se në fund triumfoi e drejta, shkruan GazetaBlic Sport.

Më pas, ai tha se ky aktgjykim është motiv shtesë për të që të vazhdoj angazhimin në ngritjen e futbollit të Kosovës në nivelet më të larta dhe të kontribuoj në përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë.

Ja postimi i plotë: