Nuk ka fitues as pas vazhdimeve në ndeshjen Llapi – Malisheva.
Pas 90 minutave, Llapi dhe Malisheva luajtën baraz 2-2 në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Selimi e Shabani shënuan për Llapin, kurse Mustafa dhe Sobowale realizuan për Malishevën.
Pas vazhdimeve nuk kishte ndryshim të rezultatit.
Gjysmëfinalisti i Kupës së Kosovës nga ky duel do të vendoset pas penalltive.
/GazetaBlic Sport


