Sporti

Llapi – Malisheva, ndeshja shkon në vazhdime

03/15/2023 15:01
nga:L J

Nuk ka fitues pas 90 minutave lojë në ndeshjen Llapi – Malisheva.

Pas 90 minutave, Llapi dhe Malisheva luajtën baraz 2-2 në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Selimi e Shabani shënuan për Llapin, kurse Mustafa dhe Sobowale realizuan për Malishevën.

Ndeshja shkon në vazhdime, teksa nëse nuk ka fitues as pas 30 minutave lojë, do të nevojiten penalltitë.

/GazetaBlic Sport