Sporti

“No Ismet, no problem”, Prishtina me paraqitje të jashtëzakonshme eliminon Ballkanin nga Kupa e Kosovës

03/15/2023 14:54
nga:L J

Skuadra e Prishtinës ka fituar ndaj Ballkanit në çerekfinalen e Kupës së Kosovës.

Prishtina ka mposhtur Ballkanin me rezultatin 0-2, për të kaluar tutje në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni, shkruan GazetaBlic Sport.

Kreshnik Uka nga penalltia në fundin e pjesës së parë dhe Genc Hamiti në minutën e 53’të shënuan për Prishtinën në këtë duel.

Me këtë fitore, Prishtina kalon tutje në gjysmëfinale, kurse Ballkani eliminohet nga Kupa e Kosovës.

Prishtina më herët në këtë kompeticion kishte eliminuar Vëllaznimin dhe Dukagjinin.

/GazetaBlic Sport