Sporti

Karton i kuq në ndeshjen Trepça 89′ – Gjilani

03/15/2023 14:15
nga:L J

Skuadra e Gjilanit ka mbetur me 10 lojtarë në fushë në ndeshjen ndaj Trepçës 89′.

Mbrojtësi, Arbër Prekazi është ndëshkuar me karton të kuq nga gjyqtari kryesor, Genc Nuza, shkruan GazetaBlic Sport.

Me të filluar pjesa e dytë e takimit çerekfinal të Kupës së Kosovës, Prekazi mori kartonin e dytë të verdhë dhe la ekipin me 10 lojtarë në fushë.

Prekazi u përjashtu pas 49 minutave lojë.

Rezultati aktual i takimit është 1-3 në favor të “Skifterave”.

/GazetaBlic Sport