Lajme

Klinaku uron Selimin për ditëlindje me një fotografi të papublikuar më parë

03/15/2023 12:18
nga:Genita C

Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka uruar ish-ushtarin e UÇK-së, Rexhep Selimin me një fotografi i veshur me uniformë të UÇK-së, raporton GazetaBlic.

Klinaku përmes rrjeteve sociale ka shkruar: “Sfidat që me shokë po i kaloni, nuk janë personale por të përgjithshme.Urime ditëlindjen Rexhep Selimi!”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Faton Klinaku (@fatonklinaku)

Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherazi edhe ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, sot feston ditëlindjen.

Ai u arrestua me 5 nëntor të vitit 2020, dhe që atëherë po mbahet në paraburgim në Hagë.

Në ditën e tij të lindjes, Selimin e ka uruar edhe bashkëshortja, Shqipja, e cila e ka vizituar atë bashkë me fëmijët.

“Urime ditëlindja Rexhë! Gjithmonë ditëlindjet bashkë!” ka shkruar Shqipe Mehmeti-Selimi në fotografinë e postuar në Facebook, ku shfaqet në oborrin e Gjykatës Speciale, bashkë me djalin dhe vajzën e saj.