Sporti

Mijëra tifozë mbetën jashtë, drejtori i Interit: Do të ankohemi për FC Porton në UEFA

03/15/2023 09:44
nga:L J

Giuseppe Marotta, drejtor i Interit, zbuloi se klubi italian do t’i drejtojë një ankesë UEFA-s kundër FC Porto, pasi disa qindra tifozë të klubit italian u ndaluan të hyjnë në Estadio do Dragao.

“Ne e festojmë këtë kalim në çerekfinale, ku nuk kemi qenë prej 12 vitesh, por dua të dërgoj edhe një mesazh për mijëra tifozë që qëndruan jashtë stadiumit, edhe pse kishin blerë një biletë rregullisht. Ishte e papritur dhe sigurisht, Interi do të bëjë një ankesë për FC Porto në UEFA në mënyrë që të kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Pashë disa familje të bllokuara në afërsi të stadiumit, fëmijë që qanin pasi kishin fluturuar nga Italia.

Futbolli duhet të përfaqësojë bashkimin dhe gëzimin dhe ky ishte një episod për të ardhur keq në një natë që kishte gjithçka për të qenë e mrekullueshme. Sot në mëngjes patëm një takim sigurie me autoritetet vendore, të cilët na siguruan se të gjithë mbështetësit mund të hynin edhe nëse i kalonin kapacitetet e sektorit vizitor, por kjo nuk ndodhi. Nuk është faji i UEFA-s, por ekspozimi i situatës dhe ankesa mund të parandalojë që kjo të ndodhë përsëri”, tha lideri italian për Sky Sport.

/GazetaBlic Sport