Sporti

Nuk pësoi asnjë gol në dy ndeshjet e eliminimit, Interi përsërit një statistikë nga koha e Mourinhos

03/14/2023 23:57
nga:Mergim Rreci

Interi nuk pësoi asnjë gol në 2 sfidat me eliminim direkt të zhvilluara ndaj Portos, duke siguruar një biletë për në fazën çerekfinale.

Hera e fundit që kjo skuadër e kishte regjistruar këtë statistikë, ishte sezoni i artë 2009/10.

Asokohe Interi përballej me CSKA e Moskës, teksa në fund arriti të ngrinte lartë qiellit të Madridit trofeun me ‘veshë të gjatë’.

Edhe pse ky Interi i Inzagit është shumë larg për nga cilësia me atë të Mourinhos, kjo statistikë duket se është një ogur i mirë për zikaltrit.