Sporti

Klopp para ndeshjes me Real Madridin: Kemi vetëm 1% shanse për të kaluar tutje, por do të përpiqemi

03/14/2023 21:13
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes kthyese ndaj Real Madridit.

Në ndeshjen e parë, madrilenët fituan me rezultatin 5-2, por pavarësisht rezultatit, trajneri i të kuqve ende beson në kalimin në çerekfinale, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ajo që thashë tre javë më parë, pas ndeshjes në Anfield, është se Real Madridi u kualifikua. Por tani e dimë se kemi një lojë për të luajtur. Mund të kemi vetëm 1% shanse [për të kaluar], por do të përpiqemi. Ne do të luajmë kundër një kundërshtari të fortë dhe duam të fitojmë. Është e mundur dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu. Ne nuk kemi asgjë për të humbur, është më mirë se ju të keni gjithçka për të humbur. Ju mund të humbni një lojë, ne e kemi ndjerë këtë më parë dhe nuk na ka pëlqyer. Do të preferoja të isha në pozicionin e Carlo [Ancelotti] dhe të mbroja një diferencë prej tre golësh. Nëse jemi në gjendje të befasojmë në mënyrë negative, mund ta bëjmë edhe në mënyrë pozitive”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp.

/GazetaBlic Sport/