Skuadra e Portos e pret sonte Interin në shtëpi në ndeshjen e kthimit.
Porto dhe Inter ballafaqohen sonte me fillim nga ora 21:00, në kuadër të ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampionëve në fazën e eliminimit, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja e parë në San Siro përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të Interit.
Ja formacionet zyrtare të ndeshjes:
Porto: Diogo Costa; Pepê, Fábio Cardoso, Marcano, Zaidu; Grujic, Uribe, Eustáquio, Galeno; Taremi, Evanilson
Inter: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro.
/GazetaBlic Sport/


