Trajneri suedez, Janne Andersson zbuloi se Zlatan Ibrahimovic (Milan) mund të jetë në listën e skuadrës që do të zbulojë të mërkurën.
Suedia do të përballet me Belgjikën dhe Azerbajxhanin në kualifikueset për Euro-2024, përcjell GazetaBlic Sport.
“Të shohim të mërkurën nëse Ibrahimovic do të jetë atje apo jo. E kisha thënë tashmë që nëse do të ishte në dispozicion, edhe sikur të mos ishte në formacionin startues, ai është një lojtar me ndikim në çdo lojë dhe për atë që tregon përsa i përket angazhimit dhe lidershipit, mendoj se mund të japë ende shumë. ”, tha përzgjedhësi.
Zlatan Ibrahimovic, 41 vjeç, ka 61 gola dhe 121 paraqitje për Suedinë.
/GazetaBlic Sport/


