Sporti

MKRS reagon ashpër për mospjesëmarrjen e boksieres, Donjeta Sadiku në Kampionatin Botëror të Boksit në Indi

03/14/2023 16:50
nga:Mergim Rreci

Ministria e Kulturë, Rinisë dhe Sportit ka reaguar në lidhje me pamundësinë që boksierja jonë, Donjeta Sadiku të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit.

India vendosi kushte të veçanta, duke mos lejuar që flamuri i Kosovës e as simbolet e saj të përdoren gjatë këtij organizimi, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo gjë asesi nuk u pranua dhe Sadiku vendosi që të bojkotoi dhe të mos jetë e pranishme në këtë Kampionat Botëror.

MKRS tha se ky vendim ishte i papranueshëm dhe në kundërshtim me qëllimet parësore që ka sporti.