Sporti

Toni Kroos rinovon kontratën me Real Madridin edhe për një vit

03/14/2023 15:32
nga:L J

Toni Kroos pritet të rinovojë kontratën me ekipin e  Real Madridit.

Siç raporton Mundo Deportivo, duke cituar burime pranë Real Madridit, e ardhmja e mesfushorit Toni Kroos do të jetë ende me fanellën e Merengues, përcjell GazetaBlic Sport.

Gjermanit në fakt i skadon kontrata në fund të sezonit, por do të zgjasë edhe një vit marrëdhënien me klubin e kryeqytetit spanjoll.

Ai është një nga lojtarët kyç të madrilenëve vitet e fundit dhe rinovimi i tij është i rëndësishëm.

/GazetaBlic Sport