Deputeti i Grupit Parlamentar të VV-së, Fatmir Humolli ka konfirmuar për GazetaBlic se javën tjetër do të jap dorëheqje nga kjo parti.
Humolli thotë se ka pritur dy vite që të ndryshojë qasja e Qeverisë në raport me problemet, që sipas tij është e gabuar.
“Ka një vit që kam thënë se kur do të bëhen dy vite të Qeverisjes do të jap dorëheqje, nëse nuk ndryshon qasja e Qeverisë në zgjedhjen e problemeve”, tha Humolli.
Humolli thotë se qasja e gabuar e Qeverisë në zgjedhjen e problemeve është arsyeja kryesore që e mori një vendim të tillë.
“Arsyeja kryesore që po marr këtë vendim është qasja e gabuar e Qeverisë Kurti për zgjidhjen e problemeve”, tha Humolli për GazetaBlic.


