Sporti

Ancelotti: Benzema është gati për nesër, duhet të sulmojë Liverpoolin

03/14/2023 14:41
nga:L J

Carlo Ancelotti tha se do të ketë në dispozicion Karim Benzeman për ndeshjen ndaj Liverpoolit.

Francezi është dëmtuar dhe ka humbur ndeshjen e fundjavës kundër Espanyol, por është rikthyer në stërvitje.

“Po, po, ai është rikuperuar. Është qind për qind dhe e pret me padurim ndeshjen e nesërme”, ka thënë trajneri italian.

Me epërsinë 5-2, Ancelotti tha se mesazhi i dhënë lojtarëve është i qartë: “Nuk ka rëndësi për ndeshjen e parë. Duhet të futemi dhe të bëjmë më të mirën. Ne bëmë shumë gjëra të mira në ndeshjen e parë, ne duam të vazhdojmë të luajmë futbollin tonë sulmues, lojtarët e kuptojnë këtë. Dhe unë mendoj se do të jetë një lojë e hapur, kështu që ne do të duhet të mbrohemi mirë dhe të sulmojmë mirë – veçanërisht në sulm”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport