Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se gjendja në kryeqytet është alarmante, pas hyrjes në grevë të punëtorëve te ndërmarrjes “Pastrimi”.
Përmes një statusi në Facebook, Zogaj ka thënë se po merret intensivisht me këtë problem dhe se së shpejti do të arrijnë marrëveshje.
Ai e ka quajtur situatën të papranueshme.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetare te Prishtines,
Sot kemi gjendje alarmante ne qytet … punetoret e Ndermarrjes ‘Pastrimi’ jane futur ne greve! Jemi duke u marr’ intenzivisht me kete problem dhe shpejte arrijme marreveshje!
Kjo gjendje eshte e papranueshme dhe nuk do ta tolerojme!
#Kryeqyteti Perparim Rama #Pastrimi


