Për shkak të grevës së punëtorëve të Kompanisë Regjionale “Pastrimi”, mbeturinat e kanë “mbuluar” kryeqytetin.
Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, në një përgjigje për “Expose” dhënë ditë më parë në lidhje me këtë problem, tha se kjo kompani ka nevojë për investim në pajisje.
Zogaj tha se janë duke shqyrtuar edhe mundësinë që ta ndajmë ndërmarrjen “Pastrimi” në mënyrë që kryeqyteti ta ketë ndërmarrjen e vet lokale.
“Dy prej ankesave më të mëdha që kemi aktualisht prej qytetarëve të Prishtinës është, mbledhja e mbeturinave dhe qentë endacakë. Sa më shumë mbeturina në qytetin e Prishtinës aq më shumë pastaj edhe qentë endacak sepse ata ushqehen rreth mbeturinave dhe bashkëjetojnë me to. Prandaj nëse e zgjidhim një problem do ta zgjidhim edhe tjetrin.Ndërmarrja “Pastrimi” është ndërmarrje regjionale e cila i shërben gjashtë komunave në regjionin e Prishtinës, jo vetëm kryeqytetit por edhe komunave të tjera. Si rezultat ka edhe mungesë të kapaciteteve të resurseve për me e kry punën mirë. Në një moment të caktuar komuna e Prishtinës i ka mbledhur mbeturinat me vetëm 10 kamionë sepse gjithë të tjerët kanë qenë jashtë funksionit. Për me funksionu mirë pastrimi në komunën e Prishtinës duhet të jenë të paktën 30-40 kamionë të cilët janë funksionalë. Andaj ne po punojmë me i grit kapacitetet e kompanisë “Pastrimi” kryesisht në paisje sepse resurse humane kanë. Janë afërsisht 1 mijë punëtorë që punojnë për ndërmarrjen “Pastrimi”, problemi i ndërmarrjes është kryesisht tek paisjet, ka nevojë për investime në pajisjet e reja në kontenierë dhe kamionë. Ne kemi edhe një ide tjetër që jemi duke e shqyrtu me palët e tjera me interes edhe me Qeverinë që ne ta ndajmë ndërmarrjen “Pastrimi” në mënyrë që kryeqyteti ta ketë ndërmarrjen e vet lokale. Gjithashtu jemi duke analizu edhe modelet ku ne e ftojmë sektorin privat edhe e përfshin sektorin privat në këtë industri pra ku sektori privat e ofron këtë shërbim për qytetarët e Prishtinës” tha Zogaj raporton Gazeta Blic.
Kompania “Pastrimi” në grevë, Prishtinën e mbulojnë mbeturinat


