Sporti

Giannis shënoi 46 pikë ndaj Kings, Milwaukee aktualisht është skuadra më e mirë në NBA

03/14/2023 08:06
nga:L J

Milwaukee Bucks u rikthye me fitore. Skuadra me rekordin më të mirë aktual në NBA (49-19) mundi Sacramento Kings 133:124. Bucks u kryesua nga Giannis Antetokounmpo me 46 pikë dhe 12 kërcime.

I shkëlqyer ishte edhe Khris Middleton me 31 pikë dhe Brook Lopez, i cili shënoi 23, përcjell GazetaBlic Sport.

Përveç lëvizjeve të shkëlqyera të Giannis, ndeshja u shënua edhe nga një incident në fund, ku Brook Lopez dhe kundërshtari i tij nga skuadra e Kings, Trey Lyles u përjashtuan.

Dy lojtarët nisën të konfrontoheshin me njëri-tjetrin në qendër dhe shumë shpejt mes tyre u futën shokët e skuadrës, gjyqtarët dhe stafi, të cilët disi arritën t’i ndajnë. E gjithë kjo ndodhi me 15 sekonda të mbetura, kur ishte e qartë se Milwaukee do të fitonte.

Ja rezultatet e ndeshjeve tjera:

Detroit Pistons – Indiana Pacers 117:97
Atlanta Hawks – Minnesota Timberwolves 115:136
Miami Heat – Utah Jazz 119:115
Dallas Mavericks – Memphis Grizzlies 88:104
Houston Rockets – Boston Celtics 111:109
Golden State Warriors – Phoenix Suns 123:112
Sacramento Kings – Milwaukee Bucks 124:133

/GazetaBlic Sport