Sporti

Shtohen problemet për Barcelonën: Gavi detyrohet të rikthehet në ekipin B me vendim të gjykatës

03/13/2023 16:37
nga:E K

Problemet për Barcelonën nuk kanë të ndalur.

Pas akuzave për “skandalin Negeira“, për klubin katalunas po shtohen edhe problemet tjera, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas “Mundo Deportivo“, Gjykata Sportive e Spanjës, ka aprovuar ankesën e La Liga-s në lidhje me korrektësinë e dokumenteve të ngjitjes në ekipin e parë për

Gavin, rrjedhimisht duke i anuluar ato.

Për këtë arsye Gavi do të rikthehet në ekipin B të Barcelonës deri në zgjidhjen e çështjes.

/GazetaBlic Sport/