Sergio Conceicao ka folur në lidhje me ndeshjen e dytë të fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve kundër Interit të Milanit.
‘Dragonët’ hyjnë në këtë duel me një disavantazh 0-1 dhe tentojnë rikthimin e rezultatit, që nënkupton kalimin tutje në çerekfinale të kompeticionit më të madh në Evropë, shkruan GazetaBlic Sport.
“Do të jetë një ndeshje e ekuilibruar, shumë e vështirë kundër një ekipi plot me lojtarë të shkëlqyer”, tha ai në konferencën për shtyp.
“Ne e njohim kundërshtarin tonë, por mbi të gjitha ne e dimë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Ne duam të jemi intensivë, të mirë në sulme, agresiv dhe inteligjent”.
“Kemi 90 minuta që të përpiqemi të kthejmë rezultatin, por për ta bërë këtë duhet të jemi të zgjuar. Do të jetë e rëndësishme të mos shkojmë në sulm, do të duhet të jemi të durueshëm dhe me sasinë e duhur të agresionit”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


