Pep Guardiola foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Leipzig, ndeshja e dytë e 1/16 të Champions League.
Ai thotë se aventura e tij tek Manchester City do gjykohet vetëm nga sukseset apo dështimet në Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.
“Aventura ime në Manchester City do të gjykohet duke fituar këtë kompeticion, e di mirë që në fillim, nga ndeshja e parë. Kjo nuk do të thotë se jam dakord. Nesër duhet të përpiqemi të imponojmë lojën tonë dhe ta fitojmë ndeshjen. Nuk vlen të shënosh shumë gola, vetëm duhet të fitojmë. Jemi në garë në tre fronte, e rëndësishme është të jemi gjallë në dy muajt e fundit”, tha fillimisht ai.
Paraqitjet e Haaland: “Një lojtar nuk duhet vetëm të shënojë. Natyrisht për një sulmues është gjëja kryesore, por ne kemi nevojë edhe për diçka tjetër. Ne kemi nevojë që ai të jetë i përfshirë, aktiv. Ne duhet dhe duhet të përmirësohemi në këtë.”
Skuadra e Manchester City e mirëpret nesër Leipzig nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport


