Futbollistët e Arsenalit vazhduan serinë e tyre të fitoreve pasi mposhtën Fulhamin me rezultat 3:0 jashtë shtëpisë dje në xhiron e 27-të të Premierligës. Skuadra e Mikel Artetës zgjidhi gjithçka në pjesën e parë me golat e Gabrielit në minutën e 21-të, Martinellit në minutën e 26-të dhe Martin Odegaard-it në fundin e pjesës së parë.
Me këtë fitore, Arsenali arriti fitoren e pestë radhazi në kampionat dhe mbetet pesë pikë përpara Manchester Cityt, i cili mundi të shtunën Crystal Palace 1:0. Lojtarët e Arsenalit kanë festuar me furi një tjetër fitore, por në këtë proces kanë hutuar tifozët, përcjell GazetaBlic Sport.
TIME OUT Arsenal stars pose with huge clock in dressing room after win over Fulham – and fans have theory about why#Arsenal #Fulham #EPL #Sport #77betsg pic.twitter.com/uOaQJIhllo
— 77Betsg (@77betsg) March 13, 2023
Oleksandr Zinchenko postoi një foto nga dhoma e zhveshjes në Instagram, duke pozuar me një kopje të madhe të orës që dikur qëndronte në çatinë e stadiumit të vjetër Highbury. Arsenali luajti jashtë shtëpisë kundër Fulhamit, ndaj tifozët janë të hutuar nga fakti se skuadra mban një kopje të orës legjendare që u transferua në çatinë e Emirates pas prishjes së Highbury.
Por disa tifozë analizuan pozicionin që qëndron në numrat 11 dhe 2. Në Twitter, ata e interpretuan atë si një mesazh “11 ndeshje dhe dy muaj përpara”, duke aluduar se sa larg është Arsenali nga titulli i tyre i parë në ligë pas 19 vjetësh.
/GazetaBlic Sport/


