Sporti

Xavi: Duam ta fitojmë La Ligan, kemi marrë tre pikë të arta ndaj Bilbaos

03/13/2023 08:02
nga:L J

Trajneri i Blaugranës, Xavi, komentoi në konferencën për shtyp ndeshjen mes Barcelonës dhe Athletic Bilbaos.

Skuadra e fitoi fitoi ndaj Bilbaos me rezultatin minimal 0-1, falë golit të Raphinanas, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ne ishim në një nivel të mirë për 75 minuta. Ishte një lojë e vështirë dhe përfundoni duke vuajtur në San Mames. Dhe kështu ndodhi. Për ne është një fitore e artë dhe marrim tre pikë shumë të rëndësishme. Por ne duhet të përmirësohemi në lojë. Ne patëm dy ose tre raste të pastra në pjesën e dytë me Ansu Fati, Balde dhe Lewandowski”, tha fillimisht Xavi.

“Duhet të përmirësohemi në këtë drejtim, të jemi më të qetë dhe të durueshëm dhe të luajmë më shumë në pjesën kundërshtare. Goli i anuluar? Nuk e pashë prekjen e dorës, mendova se po kërkonin jashtë loje, por më pas më thanë se ishte me dorë dhe pashë në monitor që kishte një faull. Ndeshja ndaj Realit? Kemi shumë presion sepse duam të fitojmë kampionatin”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport