Lajme

Kirurgu kosovar: Pacientët në institucionet shëndetësore publike po marrin infuzione nga Serbia

03/12/2023 21:28
nga:Astrit Gashi

Kirurgu Pediatrik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Baton Kelmendi, ka thënë se institucionet shëndetësore publike po trajtohen me infuzione të prodhuara në Serbi nga Hemofarmi i Vërshacit.

Sipas tij, tenderin për furnizim e ka fituar një kompani nga Serbia.

POSTIMI I PLOTË:

Viti 2023, pacientët në Kosovë në Institucione shëndetësore publike trajtohen me infuzione të prodhuara në Serbi nga Hemofarmi i Vërshacit.

Shkurt e shqip tenderin për furnizim e ka fituar kompania me seli në Serbi!Pragu për disa është “Pllazma keksat mos i hani”!