Sporti

Lirohen tifozët e arrestuar të Ballkanit pas përleshjes në Podujevë

03/12/2023 21:03
nga:E K

Derbi i sotëm i Superligës së Kosovës mes Ballkanit dhe Llapit përfundoi me përleshje të tifozëve.

Tifozët e Ballkanit sulmuan ata të Llapit duke dëmtuar ulëset e stadiumit “Zahir Pajaziti”, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas kësaj ngjarje pati edhe arrestime.

“Xhebrailat” tifogrupi i Ballkanit përmes një postimi kanë njoftuar se janë liruar 22 anëtarët e arrestuar, kurse tashmë janë nisur për t’u rikthyer në Suharekë.

Kujtojmë që ndeshja u përmbyll me fitoren e Llapit me rezultat 3-2.

/GazetaBlic Sport/