Në fund të ndeshjes pas barazim kundër Bolognas, mbrojtësi i Lazios, Elseid Hysaj foli për mikrofonat e Lazio Style Channel:
Mbrojtësi shqiptar u shpreh i lumtur që skuadra nuk po pëson gola, shkruan GazetaBlic Sport.
“Këtë vit Bologna ka vënë në vështirësi shumë skuadra të nivelit të lartë. Jemi të lumtur që nuk kemi pësuar gol as sot. Ne patëm disa raste por ata u mbyllën shumë prapa, ishin shumë kompakt. Sigurisht që na mungonte diçka, por duhet të jemi të kënaqur me atë që po bëjmë. Herët a vonë sulmuesit tanë do të zhbllokohen dhe do të bëjnë që ne të fitojmë. Të enjten do të duhet të shkojmë në Holandë të përqendruar, i dimë mjetet tona dhe pikat e dobëta të AZ”.
/GazetaBlic Sport/


