Lajme

15 mujori i punës së kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama-“Expose” sjell dokumentarin e radhës

03/12/2023 15:00
nga:Astrit Gashi

Sonte dokumentari “Expose” prodhim i “Gazeta Blic” sjell detaje për 15 mujorin e punës së kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Për punën e Ramës për “Expose” flasin Gëzim Sveçla, shef i deputetëve në Kuvendin Komunal të Prishtinës nga VV-ja, Endrit Zabërgja nga NISMA, Bekim Salihu nga Instituti GAP, Leutrim Ratkoceri që është këshilltar komunal në Prishtinë nga radhët e PDK-së dhe nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj.

Si çdo të diele tjetër, “Expose” mund ta ndiqni edhe sonte duke filluar nga ora 21:00 në Gazetën Blic dhe në Kanal 10.