Sporti

Ballkani mposhtet nga Llapi dhe humb vendin e parë në Superligën e Kosovës

03/12/2023 14:57
nga:L J

Llapi ka fituar derbin ndaj Ballkanit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Tahir Batatina ka mposhtur Ilir Dajën me rezultatin 3-2, për t’i hapur telashe të mëdha tani ekipit nga Suhareka, shkruan GazetaBlic Sport.

Festim Alidema, Bekim Maliqi dhe Neto shënuan për Llapin, kurse Rrahmani dhe Korenica për Ballkanin.

Pas kësaj humbje, Ballkani humbet vendin e parë dhe bie një pozitë më poshtë.

Drita pas fitores në derbi ka 51 pikë, teksa Ballkani ndodhet në vendin e dytë me 50 pikë.

/GazetaBlic Sport