Sporti

Steven Gerrard dhe Slaven Bilic konkurrentë për t’u bërë trajner të klubit turk?

03/12/2023 13:28
nga:L J

Kampioni turk Trabzonspor është në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Abdullah Avcit, ndërsa mediat turke përmendin Slaven Bilic (54) dhe Steven Gerrard (42) si kandidatë për këtë post.

Fanatik bëri të ditur se Bilic është një nga opsionet së bashku me Sergen Yalcin, Cagdas Atan. Kujtojmë se javën e kaluar Bilic u shkarkua nga Watford, ku qëndroi për më pak se gjysmë viti.

Karar, një tjetër media turke, pretendon sot se Gerrard tashmë ka udhëtuar në Stamboll për të folur me përfaqësuesit e Trabzonspor dhe për të darkuar me presidentin e klubit turk, Ertugrul Dogan.

Legjenda e futbollit anglez deri më tani ka drejtuar skuadrat e të rinjve të Liverpool-it dhe seniorët e Glasgow Rangers dhe Aston Villa.

/GazetaBlic Sport