Derbi i madh kosovar mes Gjilanit dhe Dritës zhvillohet sot.
Ky ballafaqim me rivalitet të madh do luhet me fillim nga ora 13:00, në kuadër të Superligës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Si derbit e fundit, ashtu edhe ky derbi do zhvillohet në stadiumin me barin sintetik në Gjilan, pa praninë e tifozëve.
Pak para ndeshjes, Zekrija Ramadani dhe Arsim Thaqi kanë publikuar formacionet zyrtare.
Ja përbërjet zyrtare:
Drita: Maloku, Limani, Vitija, Krasniqi, Blakçori, Broja, Jashari, Baftiu, Selmani, Ajzeraj, Tahiri.
Gjilani: Koliçi, Hoxha, Sinani, Jashari, Islami, Dabiqaj, Musolli, Ramadani, Cale, Zaberxha, Zeka.
/GazetaBlic Sport


