Njohësi i çështjeve politike, Gazmir Raci, shprehet skeptik se edhe me 18 mars në Ohër, Serbia mund ta nënshkruajë planin franko-gjerman.
Raci në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se në momentet e fundit mund ta refuzojnë këtë plan.
“Serbia herën e fundit refuzoi me e nënshkru planin franko-gjerman edhe pse Kosova ishte e gatshme ta nënshkruaj planin. Pastaj Bashkimi Evropian e bëri publik planin si plan të dakoorduar. Tani jemi në fazën kur po diskutohet për aneksin për zbatimin e atij plani, kështu që Kosova përsëri duket që është në koherencë me qëndrimin e thënë në takimin e fundit në Bruksel që po është edhe për dokumentin e dytë, aneksin. Unë përsëri jam skeptik se Serbia në momentet e fundit mund ta refuzojë nënshkrimin e atij dokumenti sepse ajo në lojërat e saj gjeopolitike e ka futur edhe çështjen e Rusisë dhe sanksionet ndaj saj për shkak të Ukrainë dhe dëshiron të blejë më shumë nga komuniteti ndërkombëtar përmes këtij plani për Kosovën” tha Raci për “Gazeta Blic”
Tutje Raci shprehet se komuniteti ndërkombëtar këtë radhë duhet të jetë shumë i qartë me Serbinë sepse nëse Serbia nuk ka interes të kthehet nga perëndimi atëherë Kosova nuk mund të jetë ‘peng’.
“Unë besoj se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë shumë i qartë kësaj radhe me Serbinë sepse nëse Serbia nuk ka interes të kthehet nga perëndimi atëherë ne nuk mund të jemi peng si Kosovë derisa Serbia të vendosë nga do të shkojë në politikën e jashtme. Me rëndësi që Kosova është në harmoni të plotë me qëndrimet amerikane dhe evropiane kështu që do të ishte mirë të kishim një plan me datën 18 sepse thuhet që me 20 deri 24 edhe shefat e shteteve te BE-së do ta miratonin kete dokument dhe do të ishte një garanci e fuqishme kësaj radhe që dakoordimet e fundit do të mbikqyren drejperdrejte nga BE dhe do të jenë matëse kryesore në rrugtimin e Kosovë dhe Serbisë në BE” deklaroi ai për “Gazeta Blic”

Gazmir Raci, Analist
Kryeministri Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq pritet të takohen në Ohër me datën 18 mars.
Në këtë takim pritet të jetë prezent përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell bashkë me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak.
Siç ka njoftuar zyra e BE-së, takimi do të fokusohet në finalizimin e Aneksit të Implementimit të Marrëveshjes që çon në rrugën drejt normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ky takim në Ohër vjen pas atij në Bruksel ku dy shtetet janë pajtuar për planin franko-gjerman.
/Gazeta Blic/


