Sporti

Secili në stadium me shallë të bardhë në protestë kundër ndëshkimit të trajnerit: “Të gjithë me Mourinhon”

03/12/2023 10:12
nga:L J

Tifozët e Romës shitën biletat për ndeshjen e kësaj të diele në shtëpi kundër Sassuolos dhe premtojnë një protestë kundër dënimit me dy ndeshje (sot dhe derbin kundër Lazios) që iu aplikua Jose Mourinhos për përjashtimin e tij në ndeshjen kundër Cremonese.

Tifozëve iu është kërkuar të sillnin një shallë të bardhë dhe ta shfaqin atë në minutën e parë të ndeshjes, përcjell GazetaBlic Sport.

” Pranë Mourinhos. Pranë Romës”, shkruhet kështu në publikimin në rrjetet social.

Në rast fitoreje, Giallorossët barazojnë Interin në një luftë për vendin e dytë. Sa i përket të parës, gjithçka duket se është vendosur: Napoli iu rikthye fitoreve dje pas disfatës ndaj Lazio.

/GazetaBlic Sport