Lajme

Gjukanoviç: Do të jemi kundër politikës së Serbisë së Madhe

03/12/2023 10:03
nga:Y I

Presidenti aktual i Malit të Zi dhe kandidati presidencial i DPS-së, Milo Gjukanoviç, deklaroi se ka komunikim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, por se komunikimi nuk është aq intensiv sa më parë, për shkak të, siç pretendon ai, ndryshimit të kursit politik të Serbisë.

Gjukanoviç beson se tek ai “nuk mund të gjendet anti-serbizëm”.

“Një pjesë e familjes sime të gjerë jeton në Beograd dhe miqtë e mi. Ne do të jemi kundër politikës së Serbisë së Madhe, por miq të Serbisë”, tha Gjukanoviç në një intervistë për Kanalin Parlamentar, siç raporton RTCG.