Sporti

Spalletti pas golit fantastik të Kvaratskhelia: Ishte si Maradona, driblimet e tij po i shkatërrojnë mbrojtësit

03/12/2023 08:41
nga:L J

Tifozët e Napolit në stadiumin Diego Armando Maradona panë sërish lojën fantastike të Kvicha Kvaratskhelia mbrëmë. Napoli fitoi 2:0, dhe gjeorgjiani shënoi një gol të mrekullueshëm në minutën e 60-të.

Një tjetër sulmues i madh i Napolit, Victor Osimhen, asistoi tek Kvicha Kvaratskhelia dhe më pas pasoi mjeshtëria, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ishte një gol i denjë për Maradonën, dhe kjo nuk është diçka që unë e them lehtë. Ai e ka atë aftësi për të dribluar topin dhe më pas të gjuajë shpejt. Kur të shikon në sy dhe fillon të driblojë një për një, ai është shkatërrues. Kësaj radhe mund t’i referohemi emrit të më të madhit që bota ka parë ndonjëherë”, tha Spalletti në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

/GazetaBlic Sport