Në prag të eliminatoreve të Euro 2024, kombëtarja shqiptare e futbollit ka marrë një lajm të keq.
Mbrojtësi Berat Gjimshiti është ndjerë keq dhe ka lënë në mes ndeshjen Napoli-Atalanta, që u luajt sot, aty ku Napoli fitoi me rezultat 2-0.
Pak minuta nga fundi i pjesës së parë, Atalanta u detyrua ta zëvendësojë shqiptarin.
Gjimshiti ka ndjerë një shqetësim muskulor dhe në minutën e 44’ ka kërkuar të zëvendësohet.


