Lajme

“Fati i Preshevës do t’i ngjajë Çamërisë, shpresa e vetme është shkëmbimi i territoreve”

03/11/2023 18:47
nga:G C

Drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Luginën e Preshevës, Kujtim Sadriu, ka komentuar edhe situatën mes Kosovës dhe Serbisë të cilat janë pranë firmosjes së planit të BE për arritjen e një marrëveshjeje.

Sadriu shprehet se në këtë plan nuk përfshihet në asnjë pikë Presheva dhe sipas tij i vetmi plan që e prekte dhe mund ta shpëtonte atë është ideja e presidentit Thaçi për shkëmbimin e territoreve.

Ai po ashtu ka shtuar se nëse kjo nuk ndodh fati i Preshevës do t’i ngjajë fatit të Çamërisë.

“E vetmja shpresë për të shpëtuar ne është ideja e presidentit Thaçi, që ka të bëjë më shkëmbimin e territoreve. Nëse kjo nuk ndodh, fati i Preshevës do t’i ngjajë fatit të Çamërisë,” u shpreh Kujtim Sadriu në emisionin “Ballkan” në ABC News.