Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, me anë të një statusi në Facebook ka theksuar se në përballje me Serbinë, të gjithë duhet të jenë unik, me qëllim që mos dëmtohet Kosova.
Megjithatë, ai ka pasur një porosi edhe për pozitën, duke theksuar se do të mbesin opozitar kundër Qeverisë, që të mos dëmtohet as Kosova, as demokracia.
“Unik, pra jo të përçarë në përballje me Serbinë që të mos dëmtohet Kosova
Por opozitar kundër Qeverisë që të mos dëmtohet as Kosova as demokracia”, ka shkruar Abdullahu.


