Premier League vjen sot me disa ndeshje interesante.
Me fillim nga ora 13:30, Liverpool do të përballet me skuadrën e Bournemouth, shkruan GazetaBlic Sport.
Pritet të jetë një ndeshje shumë interesante në ‘Vitality Stadium’, atje ku ‘The Reds’ kërkojnë fitoren e radhës dhe vazhdimësinë.
Chelsea përballet poashtu sot me skuadrën e Leicester në “King Power Stadium’, me skuadrën nga Londra që vjen pas kualifikimit tutje në Ligën e Kampionëve.
Në ora 18:30, Manchester City luan në transfertë tek Crystal Palace, atje ku fitorja tashmë është ‘detyrim’ për skuadrën e Guardiolas.

/GazetaBlic Sport/


