Jordi Alba pritet të largohet së shpejti nga skuadra e Barcelonës.
Katalunasit po kërkojnë një zëvendësues për të dhe tashmë duket se drejtuesit e kësaj skuadre kanë vendosur për pasuesin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
“Sport” shkruan se drejtuesit e klubit të La Liga-s e kanë identifikuar Caio Henrique, i cili aktivizohet me skuadrën e Monacos në kampionatin francez.
Prej tri sezonesh 25-vjeçari është titullar i rregullt dhe në të shkuarën ka qenë pjesë e Atleticos së Madridit në Spanjë, por pa mundur të aktivizohet në ekipin e parë.


